LISTA E LDK-SË, FLET LUMIRI: HOTI MË RENDITI TË 11’TIN, ATË NATË BARABARTË ME JU E KUPTOVA NUMRIN TIM

Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka folur për renditjen e tij në listën e kësaj partie për zgjedhjet që do të mbahen më 14 shkurt.

Abdixhiku në “Pressin” në T7 tha se nuk ka qenë në dijeni se ishte i renditur i 11’ti në listën e LDK’së dhe për këtë nuk ka pasur ndonjë hidhërim.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Ai tha se kandidati për kryeminstër i LDK’së, Avdullah Hoti e ka bërë rënditjen e listës dhe është vendim i tij ta caktojë 10’shen e parë.
“Listën dhe renditjen e bën kryesisht kandidati për kryeministër. Unë nuk kam pas as ndonjë kontakt apo interes të di se në çfarë rënditje do të kem. Atë natë sigurisht barabartë me ju e kam kuptuar edhe rënditjen në listë.

Gjithsesi është vendim i kandidatit ta bëj 10’shen e parë dhe ekipën me të cilin mendon që duhet t ëgarojë dhe marrë parasysh rrethanat tjera partiake të brendshme që duhet t’i ketë. Për mua nuk ka pasur interesim të di se çfarë numri do të kem dhe e kam marrë vesh po atë natë. Nuk kam pas ndonjë hidhërim, pasi nuk bën ndonjë difernecë për mua”, tha Abdixhiku në Pressing.

Ai tha se po të kishte qenë bartës i listës, lartë do t’i vendoste kandidatët që marrin vota më së shumti.

“Po të kisha qenë unë bartës i listës, ndoshta lart do ti kisha ata që marrin vota shumë. Por unë sjam bartës i listës jam njëri prej 110 kandidatëve të listes”, shtoi Abdixhiku.

Kujtojmë se Abdixhiku në listën e zgjedhjeve të 2019’së ishte i 10’ti në listën e LDK’së. /Express/