Lista Serbe tregon kushtin e vetëm me të cilin mund të pranojë të jetë në Qeverinë Kurti

Advertisment

Albin Kurti, fituesi i zjgdhjeve të 6 tetorit, sot do të takohet me Listën Serbe për të diskutuar mundësinë e krijimit të institucioneve, të cilët do t’i fus në qeveri, mirëpo këta të fundit kanë një kusht. Zyrtarë nga kjo listë thonë se kushti i vetëm me të cilin do të futeshin në qeverinë e Albin Kurti është heqja e taksës.

“Në takim, Presidenti Rakic theksoi se Lista Serbe kishte marrë mbështetjen e qytetarëve në mënyrë që të mbrojë të drejtat e tyre dhe të luftojë për përmirësimin e kushteve në të cilat jeton sot populli serb. Në këtë drejtim, Lista Serbe nuk do të qëndrojë në rrugën e krijimit të institucioneve pa u hequr taksa e pastaj të vazhdojë dialogu”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Reklame

Kujtojmë, që se qëndrimet e deritashme të Kurtit për Listën Serbe kanë qenë shumë të ashpra, madje, para pak vitesh, ai i kishte quajtur ata edhe Listë Çetnike.

Kurti ka kohë deri me 5 shkurt të paraqesë para Kuvendit të Kosovës përbërjen e Qeverisë, ose në të kundërtën mbetet në diskrecionin e presidentit Thaçi se kush do të jetë mandatari i dytë për formimin e qeverisë së re.