Lladrovci: Limaj iku nga lufta, kërkonte WC (VIDEO)

Një sallë dasmash në qytetin e Drenasit u mbushë plotë të mërkuren, në tubimin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Para drenicakëve, kandidati për kryeministër i këtij subjekti, Enver Hoxhaj, shpalosi programin siç e quajnë për Rimëkëmbje, njofton Klan Kosova.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Ai tha se Albin Kurti ishte pengesë që Pavarësia e Kosovës, të njihej nga disa shtete.

E kryetari i Drenasit që vjen nga kjo parti, Ramiz Lladrovci, akuzoi Fatmir Limajn e Nisma-s se gjatë luftës, iku nga beteja e Llapushnikut për të shkuar në tualet.