Llalla: BDl fituese me 11 deri me 13 deputet, PDSH-ja formon grup parlamentarë me 5 deputet (VIDEO)

Advertisment

Historiani Arben Llalla i cili jeton dhe vepron në Tetovë, ka dhënë opinionin e tij për televizionin Faxnews në lidhje zgjedhjet për deputet që do të mbahet me 15 korrik në Maqedoninë e Veriut.

Llalla u përgjigj se në këto zgjidhje pritet rikthim i fuqishëm në skenën politike të Partisë Demokratike Shqiptare të udhëhequr nga Menduh Thaçi.

Reklame

“Partia e Bashkimit Demokratik per Integrim, që participon prej 18 vitesh do të jetë fituese në kampin shqiptarë me rreth 11 deri në 13 deputet pasi është krijuar brezi i dytë që ajo bënë punësim në administratë shtetërore. Ndërsa kemi një rritje të PDSH-së që udhëhiqet nga Menduh Thaçi dhe kjo parti do të krijoj grup parlamentarë prej pesë deputetësh. Kjo parti ka pas tre çarje të rënda dhe ka mbijetuar në skenën politike në bazë të organizimit që ka bërë partia e z.Thaçi,” u shprehë Llalla /KohaNews