Llalla: Është shumë herët të flasim për një humbje të BDI dhe për një fitore të ASH

Advertisment

Analisti politik Arben Llalla thotë se organizatat apo grupet që mbajnë anketa janë private, pra paguhen me porosi që të nxjerrin një rezultat jo të realt, por sipas dëshirës së paguesit prandaj nuk duhet tu besohen.

Ai thotë se anketave të fundit nuk janë aspak serioze sepse realiteti në terren sipas tij flet krejtësisht ndryshe.

Reklame

Llalla madje thotë se në anketat e fundit aspak nuk figuron PDSH që sipas tij do të fiton 3 deputet në zgjedhjet e 15 korrikut.

“Anketat e fundit nuk janë serioze sepse realiteti në terrenin votues fletë ndryshe. Votuesi shqiptar në Maqedoni është i veçantë në krahasim me votuesin në Kosovë dhe Shqipëri. P.sh anketat nuk flasin fare për PDSH, ndërsa unë kam informata nga terreni se PDSH ka ngritje dhe e pakta merr 3 deputet.

BDI kontrollon administratën, pra ka trup votuesish të sigurt. ASH me Alternativën janë të rënie, vetëm në Tetovë kanë rrjedhje votash, largime të figurave kryesore si kryetar dege dhe nëndegësh. E si ASH me Alternativën kanë ngritje kur kanë rrjedhje votash? Prisni kur t’i shohim figurat e këtyre dy partive kur ti bashkëngjiten partive të tjera. Roman i lexuar ndër vite.

Ndërsa BESA nuk mund ti identifikohet trupi votues sepse është brenda koalicionit të gjerë të LSDM. Është shumë herët të flasim për një humbje të BDI dhe për një fitore të ASH, apo për zhdukje të PDSH.
E sigurt është që PDSH do ketë rritje të numrit të deputetëve, BDI ndoshta ruan numrin e 10 deputetëve, ASH me Alternativën nuk dihet sa mund të marrin, 4-5 deputet. Ndërsa BESA është brenda LSDM, ka siguruar ekzistimin saj si parti me deputet”, ka deklaruar për Zhurnal, Arben Llalla, analist./zhurnal/