Lokalet nga e mërkura do të punojnë deri ora 22:30

Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe sot njoftoi se janë duke shqyrtuar kërkesën e Shtabit të Krizave që ora policore të nis nga ora 23:00, informon portali “tetova1.com”.

Ky është postimi i plotë i Filipces në profilin e tij në facebook:

Reklame

Shtabi koordinativ i krizave e përkrahu propozimin për ndryshimin e kohëzgjatjes së ndalimit të lëvizjes dhe në seancën e sotme i shqyrtoi propozimet që i dhamë.

Në bazë të tyre propozoi që në seancën e radhës të Qeverisë të miratoje vendimin për masat e ardhshme:

 

Ndalimi dhe regjimi i posacëm i lëvizjes të nis nga ora 23:00 deri në ora 05:00.
Koha për punë e lokaleve me vizitorë në pjesën e hapur nga lokalet të jetë deri në ora 22:30.