Lokja 91 vjeçare nga Shkupi nuk ka shtetësi, është e rrezikshme për shtetin (Foto)

Shkruan: Huzeir Mustafi

Në Maqedoninë e Veriut nuk ka shumë para, por ka shumë talentë. I tillë me siguri ka qenë edhe talenti në Shërbimin sekret, që ka refuzuar kërkesën për shtetësi të kësaj loke 91-vjeçare nga Buteli i Shkupit, duke e shpallur si të rrezikshme për shtetin.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Edhe pse ajo ka lindur në fshatin Malinë të Karadakut të Shkupit, sot e kësaj dite nuk ka shtetësi.

“Tezja tani më 91 vjeçare, e akoma vazhdon të konsiderohet si “person i rrezikshëm” për shtetin, nuk posedon shtetësi edhe pse e lindur në fshatin Malinë, e martuar dhe pjesën më të madhe të jetës e kaloj në fshatin Tanushë duke i kaluar edhe dy luftërat e 1999 dhe 2001, ndërsa tani jeton në Butel të Shkupit.

Zoti i ka dhënë shëndet, dhe e ka mendjen aq të kthjellët sa që po të ju printe disa proceseve politike me siguri do të kishte shumë më shumë sukses se sa disa ministra e funksionarë!”, ka shkruar nipi i saj Huzeir Mustafi.

“Nëse e shihni këtë loke nga Shkupi thirreni policinë, sepse është e rrezikshme për shtetin!!!”, ka komentuar një shok i tij, duke u tallur me vendimin që refuzon kërkesën e saj për shtetësi, shkruan gazeta Lajm.

Ndryshe lokja 91 vjeçare nuk është e moshuara e vetme shqiptare që është refuzuar me këtë arsyetim. Shërbimi sekret në Maqedoni ka të drejtën diskrete për të refuzuar kërkesat e qytetarëve për shtetësi, pa pasur obligim të japë ndonjë arsyetim tjetër. Mjafton arsyetimi “është i/e rrezikshëm/me për sigurinë e shtetit”.