Lokja nga Mateçi nuk shkon në gjumë pa u përshëndetur me fotografinë e djalit të saj dëshmor (Video)

“Në çdo mbrëmje hyjë në dhomë dhe e shikoj fotografinë. Pa e parë foton nuk shkoj në gjumë, sepse më duket se të gjithë i pash dhe vetëm këtë s’po e shoh.

E kam edhe fotografinë tjetër në dhomën ku flejë, mirëpo edhe këtë e shoh dhe pastaj shkojë në gjumë”, thotë lokja nga Mateci i komunës së Likovës, Qefaete Memedi, në rrëfimin e saj në emisionin që News-TV ka përgatitur për djalin e saj dëshmor, Iljasa Memedi, i rënë në konfliktin e vitit 2001 mes Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe ushrisë e policisë maqedonase.

Reklame

Emisionin e plotë për dëshmorin e kombit, Iljasa Memedi nga Mateçi i komunës së Likovës mund ta ndiqni nesër (e hënë, 1 mars, ora 17:00) Live në News-TV dhe në rrjetin social facebook.

VIDEO:

https://news-tv.mk/wp-content/uploads/2021/02/DEKLARATA-E-NENES-SE-ILJASAIT.mp4?_=1