“Londër, ja ku erdhëm!”: Momenti kur pesë migrantë “arratisen” nga kamioni (VIDEO)

Advertisment

Ky është momenti kur një grup prej pesë njerëzve, që supozohet të jenë emigrantë dolën nga një kamion në një pronë industriale në Essex.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, burrat ishin në pjesën e pasme të automjetit të rëndë, kur u ndal në Stonehouse Estate në Purfleet, Essex rreth orës 11:30 të ditës së djeshme.

Reklame

Siç thuhet më tej, burrat janë parë duke dalë përmes një mbulese, në pjesën e prapme të kamionit.

Sipas një dëshmitari, një nga burrat bërtiti “Gëzuar Vitin e Ri, ne ju duam… Londër, ja ku erdhëm”.

‘Ata vdiqën ngadalë në kushte të tmerrshme’: Si 39 migrantët u mbyllën në një “arkivol metalik” deri në vdekje, derisa temperaturat shkonin në -25C Burrat thuhet se u larguan nga vendi i ngjarjes pasi dolën nga kamioni para se të mbërrinte policia.