Loredana pranoi se e ka mashtruar çiftin nga Zvicra

Advertisment

Prokuroria publike e Lucernit ka njoftuar të martën se e ka mbyllur çështjen pasi Loredana ka kërkuar falje për sjelljen e saj dhe ka rënë dakord për dëmshpërblim ndaj palës së dëmtuar.

Fotografitë që qarkulluan rreth mesit të shtatorit, ku këngëtarja shqiptare-zvicerane e rap-it, Loredana Zefi dhe ajo që konsiderohet vik*tima e saj dukeshin të buzëqeshura, më në fund morën shpjegimin e tyre.

Reklame

Në lajmin e publikuar atëherë spekulohej se këngëtarja dhe Petra Z. kishin arritur pajtimin e madh, por nuk bëheshin të ditura detajet.

Por, tashmë gjithçka është e qartë: Reperja Loredana nuk do të përgjigjet për ma*shtrim komercial. Prokuroria publike e Lucernit ka njoftuar të martën se e ka mbyllur çështjen pasi Loredana ka kërkuar falje për sjelljen e saj dhe ka rënë dakord për dëmshpërblim ndaj palës së dë*mtuar.

Loredana, tani 25 vjeçare, qe akuzuar në vitin 2019 për mash*trimin së bashku me vëllain e saj të një gruaje, duke i marrë asaj një shumë të madhe të hollash, me ç`rast ishte prezantuar si avokate.

Në atë kohë flitej për 700,000 franga. Por, prokuroria publike në njoftimin e saj bën fjalë për 430.000 franga. Loredana i ka paguar palës së dëmtuar një shumë më të lartë se kjo dhe ka kërkuar falje për sjelljen e saj.

Reperja qe arr*estuar përkohësisht nga policia e Lucernit në vitin 2019, dhe zyra e prokurorit publik po hetonte dyshime për ma*shtrim, zhv*atje, detyrim dhe kërc*ënime. Loredana i kishte mohuar akuzat në një konferencë mediatike në Prishtinë. Kosovarja me atë rast kishte thënë se nuk kishte zhvatur para.

Ndërkohë, Zyra e prokurorit publik njofton se Loredana kishte pranuar në një seancë marrëveshjeje se kishte vepruar në mënyrë të paligjshme. Ajo pra ka pranuar se është paraqitur si avokate, ka mashtruar viktimën dhe ka përvetësuar para, përcjell albinfo.ch. Për të gjitha këto ajo merr përgjegjësinë e plotë dhe kërkon falje për veprimet e saj.

Seanca kishte e marrëveshjes (pajtimit) kishte ndodhur sepse Loredana dhe pala e dë*mtuar kishin kërkuar një zgjidhje pa u ndjekur penalisht, ka thënë prokurori publik. Përveç kompensimit, Loredana paguan gjithashtu shpenzimet e palës së vi*ktimës dhe shpenzimet e procedurës penale.
Prokurori publik njofton se vendimi për pushimin e procesit është përfundimtar. Një vendim i ngjashëm është marrë edhe për vëllain e Loredanës, i cili ka vepruar si ndihmës. Ai merr po ashtu pjesë në dëmshpërblim.

Prokurori publik e bazon vendimin e tij mbi pushimin e ndjekjes në një dispozitë në Kodin e Procedurës Penale, sipas së cilës ndjekja penale mund të anulohet nëse plotësohen kushtet për dëmshpërblim. Me një zgjidhje të tillë, bazuar në parimin e mundësisë, mund të sigurohet dëmshpërblimi dhe të promovohet pajtimi në mes të kryerësit dhe viktimës.