Lorik Cana rrëfehet nga Italia: Kam humbur shumë miq nga koronavirusi

Këtë përiudhë të vështirë, Lorik Cana po e kalon në izolim në shtëpinë e tij në Itali. Së fundmi, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, ka treguar si është gjendja në Itali dhe si po e përjeton ai izolimin.

Në një intervistë për “Klan Kosova”, Cana është shprehur se situata në shtetin fqinj është e rëndë dhe shumë miq të tij kanë humbur jetën nga koronavirusi. “Kam humbur miq të afërt nga ky virus.

Ka vdekur ish-presidenti i Marseilles, me të cilin kam pasur një afërsi të madhe. Gjithashtu, edhe një mik në Londër, i cili njihet mjaft shumë nga komuniteti shqiptar në Londër. Shihet se ky virus është duke u përhapur me të madhe”, ka thënë Loriku.