Lotët e nënës nga Kamenica që varros djalin 27 vjeçar që humbi jetën nga COVID 19 (VIDEO)

Advertisment

COVID-19, virusi që për afro gjysmë viti po merr jetë njerëzish në gjithë botën, vazhdon të jetë i paparashikueshëm.

Kjo pandemi, që është bërë ankth edhe për qytetarët e vendit tonë, s’po kursen askënd, as moshat e reja.

Reklame

Javën që kaloi, viktimë ishte edhe 27 vjeçari nga Kamenica, Bersant Rahimaj, e vdekja e tij preku gjithë opinionin.

Kjo vdekje la plagë të rëndë, veçmas të familja e tij.

T7 sjellë pamje nga varrimi i të riut, derisa shihet nëna e tij, e cila përcjellë të birin nga kjo botë, me dhimbjen që s’matet me asgjë.