LSDM – BDl, opsioni i parë për Qeverinë e re?! Analistët tregojnë variantet e tjera të mundshme

Advertisment

Salla Kupolë e Kuvendit është gati për seancën konstituive për përbërjen e re parlamentare. Të martën, më 4 gusht, pritet të betohen deputetët e rinj.
Pas kësaj edhe zyrtarisht do të nisin bisedimet mes partive për formim të shumicës për formim të qeverisë, ndonëse ka shumë zëra që thonë se negociatat joformale tashmë kanë nisur. Mbetet pikëpyetje se kush me kë do të koalicionojë. Çdo opsion mbetet i hapur.

Derisa partitë mbeten të mbyllura për të ndarë me publikun këto opsione, njohësit e çështjeve politike tashmë kanë analizat e tyre.

Reklame

Albert Musliu është i sigurt se shtatori do ta gjejë Maqedoninë me qeveri të formuar. Bisedimet fillestare, por edhe si më të vështirat për formim të qeverisë, ai i sheh mes LSDM-së dhe BDI-së, e më pas thotë se mund të kërkohet shumicë më e gjerë, ku do të kyçeshin parti të tjera, si koalicioni ASH-Alternativa dhe PDSH-ja.

“Numrat në mënyrë natyrore i drejtojnë Zaevin me Ahmetin, të cilët e kanë një shumicë të nevojshme, por tash sugjerimet e Komisionit Evropian, besoj se sugjerojnë që ato edhe të mund të implikohen dhe të bisedojnë edhe me të tjerët, të sigurojnë një shumicë pak më të gjerë me qëllim që disa procese të cilat na presin, veçanërisht ato me reformat dhe fillimin e bisedimeve me Unionin Evropian, të sigurojnë një shumicë më të madhe” tha për TV21 analisti Albert Musliu.