LSDM e rreshton Bujar Osmanin si funksionarë i VMRO së i cili pafajësinë duhet ta dëshmojë gjyq (VIDEO)

133
Advertisment

Nga LSDM-ja pohojnë se nuk bëhet fjalë për material komprometues dhe theksuan se të gjitha hetimet e nisura nga PSP-ja me Ligjin e ri të Prokurorisë do të përfundojnë në procedurë gjyqësore, përfshirë edhe atë të Milloshoskit. LSDM-ja sot përmendi edhe lëndën “Pacienti” ku si i dyshuar paraqitet zv.kryeministri Bujar Osmani.

Ato janë lëndë ku të dyshuar paraqiten funksionarë të VMRO-DPMNE-së. Lënda “I pushtetshmi” ku i dyshuar është Antonio Milloshoski, lënda “Aktor” ku si përgjegjës janë Nikolla Gruevski dhe Mile Janakievski. Pastaj, rasti “Perandoria” ku të dyshuar janë Orce Kamçev dhe Sasho Mijallkov, lënda “Drumarina” me Silvana Bonevën, lënda “Pacienti” me Bujar Osmanin- tha Kostadin Kostadinov, LSDM.

Prokuroria pasi ta dëgjojë audio materialin që e dorëzoi Antonio Milloshoski, do të vendosë se çfarë do bëjë me të njëjtin.