LSDM: Është rritur rimbursimi i TVSH-së, 30 milion euro më shumë kthehen tek firmat

11
#

Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdon me kujdesin e vërtetë për qytetarët dhe realizimin e masave që sigurojnë më shumë para në ekonomi dhe tek qytetarët.

Sipas të dhënave zyrtare, duke përfshirë korrikun e vitit 2019, kthimi i TVSH-së tek ndërmarrjet në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti 2018 është rritur për 14,5 për qind.

Në numra absolut kjo është 30 milion euro më shumë tek ndërmarrjet.

Kthimi i TVSH-së është jo-selektiv dhe i rregullt, ndërsa në shtatë muajt e parë ndërmarrjet kanë përfituar mbi 14,5 miliardë euro në bazë të TVSH-së.

Është realizuar pagesë e mirë e tatimeve, duke përfshirë edhe TVSH-në që në vlerë bruto është me e lartë për 5,6 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Njëkohësisht, pa pengesë zhvillohet edhe masa për kthim të një pjesë të TVSH-së së paguar tek qytetarët që po jep rezultate të shkëlqyeshme.

Deri tani janë skanuar mbi 9,5 milion llogari fiskale, ndërsa tek qytetarët janë kthyer mbi 80 milion denarë.

Këto të dhëna nuk janë vetëm numra, por janë tregues për ringjallje të vërtetë të ekonomisë dhe sigurimin e më shumë parave tek qytetarët dhe firmat.

Si parti e përgjegjshme mbetemi të përkushtuar në realizimin e masave që sigurojnë rritje ekonomike, ekonomi konkurruese dhe më shumë para tek qytetarët.