LSDM: Janë siguruar 44.1 milionë euro kredi pa interes për mbi 4 000 kompani

Advertisment
HTML Image as link

“Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja mbetet e përkushtuar për të mbështetur dhe ndihmuar kompanitë në mënyrë që të shpëtojnë vendet e punës dhe të ruajë likuiditetin.

Kreditë pa interes për ndërmarrjet e vogla dhe mikro, tregtarët individual dhe artizanët janë pjesë e mekanizmave për të mbështetur ekonominë.

Reklame

Pikërisht tre linjat e kreditit, Kovid 1, 2 dhe 3, nga Banka e Zhvillimit të Maqedonisë së Veriut sigurojnë fonde në vlerë tëpërgjithshme prej 44.1 milionë euro, të cilat ofrojnë mbështetje për mbi katër mijë kompani që punësojnë 36.802 persona.

Norma e interesit për kreditë është 0% dhe grejs periudhë nga 6 deri në 12 muaj, e cila për Kovid 1 zgjatet për tre muaj shtesë.

Në të njëjtën kohë, pasi shumica në pushtet e LSDM-së i dha fund shkatërrimit të opozitës në Parlament dhe u miratuan ndryshimet e nevojshme ligjore, këto ditë qytetarët marrin mbështetje financiare për pagimin e pagave për shkurtin dhe marsin, i cili përfsin 60.00 vende pune dhe vlen 1 miliardë e 920 milionë denarë.

Mbështetja financiare do të jetë e shkallëzuar dhe do të arrijë nga 14.500 deri në 21.776 denarë për një pagë mujore për punonjës, në varësi të rënies së të ardhurave të ndërmarrjes gjatë nëntorit dhe dhjetorit të vitit 2020 dhe janarit të vitit 2021, krahasuar me nëntorin dhe dhjetorin e vitit 2019 dhe janarin e vitit 2020.

Prioriteti i lartë i Qeverisë dhe shumicës parlamentare të LSDM mbetet mbështetja për punëtorët dhe ekonomia e brendshme.

LSDM si parti e përgjegjshme vazhdon të krijojë dhe zbatojë masa dhe politika që ofrojnë ndihmë dhe mbështetje për qytetarët dhe ekonominë dhe siguron kushte për rinrevitalizimin e ekonomisë së vendit dhe kthimin në ritmet e mëparshme të rritjes ekonomike.” – thonë nga Qendra për komunikime e LSDM-së.