LSDM: Për 4 vite do të sigurojmë shtet ligjor

Advertisment

Ne kemi siguruar drejtësi për dy vjet e gjysmë, dhe në katër vitet e ardhshme fokusi ynë do të jetë në sigurimin e një shteti plotësisht ligjor. Këtë e bëri të ditur nënkryetarja e LSDM-së, Radmila Shekerinska nga Kërçova.

“Në këto dy vjet e gjysmë, ne kemi arritur të rrisim pagën minimale nga nëntë mijë denarë në 14.500 denarë – një rritje prej 5.500 denarësh, më e madhja në historinë e vendit tonë. Ne kemi arritur të rrisim pagën mesatare, arritëm të kthejmë më shumë para tek qytetarët duke hequr tarifën radiodifuzive, duke kthyer tarifën e lirë dhe duke kthyer TVSH-në “- deklaroi Radmila Sekerinska – Nënkryetare e LSDM-së.