LSDM premton: Do të shpëtojmë çdo vend pune

Advertisment

Qeveria e Republikës së Maqedonisë të Veriut, e udhëhequr nga LSDM-ja, me pakon e masave ekonomike, ndihmon drejtpërdrejtë punëtorët, zejtarët, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për të tejkaluar periudhën më të vështirë, kur pësojnë humbje për shkak të krizës shëndetësore.

Si parti me përgjegjësi, LSDM është e përkushtuar për masa dhe politika që sigurojnë rimëkëmbje të shpejtë të ekonomisë që përballet me pasojat nga koronavirusi.

Reklame

Realizohet edhe pakoja e dytë e masave ekonomike, e cila përfshin 14.500 denarë në muaj për punonjës, ndihmë për sportistët prej 14.500 denarë, ndihmë për artistët dhe kompensim në para për qytetarët që humbën punën për shkak të krizës.

Me qëllim për të ndihmuar në tejkalimin e pasojave nga kriza, Qeveria ka miratuar dekret që parashikon përjashtim nga pagesa e shumës së depozitave të tarifave të të ardhurave personale për muajt mars, prill dhe maj të vitit 2020.

Po përgatitet edhe pako e re e masave thelbësore dhe politikave që do të sigurojnë ndihmë shtesë për ekonominë e vendit.

Me punën tonë të përgjegjshme dhe amvisërore, ne krijojmë mundësi reale për tejkalimin e shpejtë të kësaj krize, me pasoja sa më të vogla mbi ekonominë.