LSDM: Rendevski do të jetë zv/ministër i Shëndetësisë, Nikollovski në Financa

Në mbledhjen e sotme të Komitetit Qendror të LSDM-së, janë përzgjedhur zv.ministrat e kësaj partie në ministrinë e financave, shëndetësisë dhe administratës.

Filip Nikollovski do të emërohet zv/ministër i Financave, Vlladimir Rendevski- zv/ministër i Shëndetësisë, ndërsa Aleksandar Bajdevski zv/ministër i shoqërisë informatike dhe administratës.

Reklame

Komiteti Qendror i LSDM-së, ka autorizuar kryetarin e partisë, njëherit edhe kryeministër Dimitar Kovaçevski që të bisedojë më partnerët në Qeveri dhe shumicën parlamentare për përzgjedhjen e zv/ministrave. /SHENJA/