LSDM ua tregon grushtin shqiptarëve

Advertisment

Kur politikanët goditen me bërryla, është populli që ndjen goditjet.Por kësaj rradhe në vend të bërrylave janë grushtet e të “fortëve” të sotëm që para tre vitesh kërkonin lëmoshë politike duke shfrytëzuar shqiptarët dhe më pas duke i flakur tej si një hiçgjë.

Një grup ministrash e funksionarësh të LSDM-së duan të duken si “gladiatorë” për tu treguar të tjerëve, vecanërisht kjo aludon tek shqiptarët , grushtin si shenjë e forcës së tyre .Duan të tregojnë se janë të fuqishëm dhe s’ka forcë tjetër që i mposht,madje as ideja e kryeministrit shqiptar.Duan përmes grushtave të tregojnë se kryeministri do jetë i tyre si gjithmonë. Kanë bërë për vete edhe kësaj rradhe disa satelitë që shfrytëzohen politikisht vetëm në zjedhje dhe më pas dihet si përfundojnë nën mënyrën dhelparake sic funksionon gjithnjë politika e tyre tinëzare maqedonase plot kurthe,informon TetovaSot.
Para tre vitesh nuk dukeshin kështu, nuk i nxirrnin grushtat për të shfaqur forcën e tyre. Ishin nën ethet se mos fituesit e vërtetë do bëjnë koalicionin dhe këta do shkonin atje ku e kanë vendin gjithmonë -tek humbësit.

Reklame

Por mashtrimi i tyre ishte dhe vazhdon të jetë i përkryer .LSDM shqiptarët nuk i ka përfillur dhe nuk i përfill kurrë.Ato i duhen si makineri votash. Kësaj rradhe kanë zgjedhur një formë tjetër përmes koalicioneve multietnike për të mashtrruar për herë të dytë shqiptarët ti votojnë, por ama grushtin kundër shqiptarëve nuk e harrojnë kurrë.Ua morrën mend shqiptarëve që i ngritën politikisht dhe tani meqë pushteti disi i riktheu ,tregojnë grushtat për tu treguar dominues sepse ata tashmë kanë hyrë në terrenin e votuesve shqiptarë dhe i mashtrojnë me rrëfimet mbi “Boro dhe Ramizin”.

LSDM tregon grushtin sepse ndjen ethet e zgjedhjeve dhe bashkë me të mbase edhe të një humbjeje .Por ky grusht nuk është për VMRO-në sepse ata e kursejnë të vetin gjithmonë.LSDM kështu ka qenë gjithnjë. Ose ka treguar gishtin ose ka treguar grushtin si në këtë rast.Kryeministri shqiptar duket ti ketë shpërqendruar .Njëherë nuk e pranonin si ide, tani që doli emri i kandidatit sërish e trazoi Zaevin për të dalë kundër tij.

LSDM ua tregon gushtin shqiptarëve për tu treguar forcën e dominimit por rrëfimin e vërtetë ata do ta mësojnë më 15 Korrik, fiks atë kohë kur do të shihet sa të fortë janë ata. Në fund të fundit edhe vargjet e famshme: “Si nuk kam një grusht të fortë” janë tonat dhe jo të tyre./TetovaSot/