Luana Vjollca bën për herë të parë publike lidhjen e dashurisë

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Luana Vjollca ka përgatitur një episod special në “Shiko kush luan” mbrëmjen e sotme.

Surpriza e kësaj episode është një intervistë dhe performancë ekskluzive nga vetë Luana.

Reklame

Si asnjëherë më parë, ajo ka vendosur të flasë hapur rreth jetës së saj private.

Luana ka pranuar për herë të parë se është dashuruar dhe këtë e ka zbuluar me videon promo të emisionit.

Prej kohësh raportohet se Luana është e lidhur me Krenarin, mirëpo deri më sot ajo nuk kishte pranuar asgjë.