Luana Vjollca dhe Lori Hoxha i bëjnë të gjithë kureshtarë regjistrim surprizë për ‘Shiko kush LUAN’

Advertisment

Nëse menduat se i kishit marrë me mend të gjitha surprizat që ka rezervuar “Shiko kush LUAN” këtë sezon, mund t’ju themi se nuk keni parë asgjë akoma!

Puntata e parë e sezonit të 4-t do të jetë një spektakël i vërtetë, dhe ajo që ka shtuar më shumë kureshtjen te publiku është një regjistrim mes Luana Vjollcës dhe Lori Hoxhës.

Reklame

“Çfarë po përgatisin Luana Vjollca dhe Lori Hoxha për “Shiko kush LUAN”? Nuk keni parë gjë akoma, mund t’ju themi vetëm që do qeshni pafund! 26 SHTATOR,” shkruhet në Instagramin zyrtar të Shiko kush LUAN, teksa është publikuar një video me xhirime në zyrën e Lorit.

Nga ana tjetër, regjistrime janë zhvilluar edhe në zyrën e moderatores dhe autores së emisionit.

Ndërkohë që kanë mbetur vetëm 5 ditë nga premiera e sezonit të katërt të “Shiko kush LUAN”, skena është thuajse gati dhe përgatitjet për një episod si asnjëherë më parë kanë vazhduar çdo ditë.

Na ndiqni të shtunën, ora 21:00 në ekranin e Top Channel!