Luana Vjollca e lumtur, ja suksesi që arriti moderatorja shqiptare

Advertisment

Prezantuesja shqiptare, Luana Vjollca, së fundmi ka pozuar për revistën e njohur turke “Modda”. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo, duke ndarë fotografinë e ballinës në llogarinë e saj në “Instagram”.

Ajo tha se ndihet shumë mirë pas intervistës ekskluzive dhënë për këtë revistë, për të cilën ka realizuar disa poza e veshur me xhinse.

Reklame

Luana dhe menaxheri i saj nga Prishtina, Krenar Çoçaj, kishin caktuar vitin 2020 për dasmën e tyre dhe celebrimin gjatë një ceremonie në breg të detit në Gjirin e Lalzit, njësoj siç bëri motra e saj, Marina Vjollca, me reperin e njohur, Getoar Selimi.

Por tashmë motra më e vogël Vjollca është në dilemë, për faktin se me kriteret që janë vendosur nga qeveria për organizimin e dasmave nga 23 qershori, të ftuarit e famshëm nuk do të kënaqen si duhet. Ka dhe një problem tjetër që e bën Luanën dhe të fejuarin e saj biznesmen të jenë në dilemë për shtyrjen e martesës.

Problemi është se ata janë supersticiozë dhe nuk do të donin që të lidhnin kurorë në një vit me numër tek, siç do jetë viti që vjen 2021. Edhe pse kanë vite të fejuar, ata ende nuk kanë dalë publikisht si çift, pasi ia kanë lënë ekskluzivitetin e fotove të tilla ditës së dasmës. Vendimin për t’u martuar e morën për shkak të distancës fizike, pasi dihet që Krenari jeton në Prishtinë dhe Luana në Tiranë e kjo largësi ua vështirëson paksa jetën, sepse u duhet të udhëtojnë një herë njëri dhe një herë tjetri për t’u takuar.

Në këtë periudhë karantine, Luana nuk ka munguar me pozat e saj në rrjetet sociale, ku ka treguar mënyrat si po e kalon karantinën larg ekranit. Nga marrja e rrezeve të diellit në verandë te ndonjë shëtitje pranë shtëpisë, kanë qenë rutinat e saj këto javë izolimi, deri në pritje të rikthimit në punë me projektin e saj të ri.

Sa i përket projektit, ajo ka vendosur këtë herë të heqë dorë nga VIP-at dhe po përgatitet për një projekt të ri televiziv, me çifte të panjohura.