Luana Vjollca surprizohet nga kapitenët e “Shiko Kush LUAN” për këtë arsye të veçantë!

Advertisment

Pas suksesit të maratonës për 4 orë të emisionit në 1 Janar, skuadra e “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën festoi edhe për një arsye të veçantë.

Si çdo vit tjetër në media të ndryshme shqiptare hapen votimet për emisionet më të mirë e më të shikuar të vitit që lamë pas. Sipas sondazheve të bëra emisioni më i shikuar i vitit 2020 dhe më i pëlqyer nga publiku është pikërisht “Shiko Kush LUAN” e ky vit i ri 2021 nuk mund të niste më bukur se sa me këtë lajm.

Reklame

Nga ana tjetër nuk ka ngelur me kaq edhe autorja e moderatorja Luana Vjollca është shpallur si “Moderatorja e Vitit 2020” në shumë sondazhe në media.

Kjo ishte arsyeja se përse hapja e emisionit të kësaj të shtune nuk kishte se si të mos bëhej në një formë feste. Dy kapitenët surprizuan autoren duke i sjellë një tortë, por zbuluan “surprizën” që i pret të ftuarit “Ndaje ose tortën”.

Autorja nuk mund të mos falenderonte të gjithë ata që e bëjnë këtë emision kaq të dashur për të gjithë, për të falenderuar kapitenët që janë aty me publikun në çdo puntatë, për orkestrën që na dhuron muzikë të mirë çdo javë, e mbi të gjitha për publikun besnik të emisionit që e do kaq shumë këtë emision.

Një tjetër arsye përse kjo hapje ishte me festë ishin edhe vajzat dhe djemtë e trupës së baletit të Top Channel e emisionit Shiko Kush LUAN që janë shpallur si trupa më e mirë e vitit.

Top Channel