Lufta e Bedrit, ngjarja më madhore në historisë Islame

Advertisment

Në muajin e bekuar të Ramazanit, përveç shumë ngjarjeve të rëndësishme, ka ndodhur edhe Beteja e Bedrit, që është beteja e parë dhe më e rëndësishme në historinë islame.
Ne për çdo vit e përkujtojmë Natën e Bedrit (Lejletul- Bedrin) të 16 Ramazanit të vitit 624 (viti i dytë hixhri). Në atë betejë mori pjesë edhe vetë Pejgamberi s.a.v.s. Ngjarja është zhvilluar në vendin e quajtur Bedër, në jugperëndim të Medinës, në largësi rreth 150 km².

Beteja e Bedrit është ndër ngjarjet më madhore të historisë Islame. Kjo betejë nuk ishte vetëm një përleshje fizike, ndërmjet myslimanëve e idhujtarëve.

Reklame

Bedri ishte më shumë se aq. Ecuria e mëtejme e shoqërisë së parë islame varej pikërisht në suksesin e Bedrit. Fitorja në këtë ditë të madhe të Ramazanit myslimanëve ua garantoi zhvillimin e mëtejmë të jetës religjioze, sociale e kulturore jo vetëm në Medinë, por edhe pas saj!