Lufthansa nga qershori do të rinis fluturimet në 130 destinacione

Advertisment

Lufthansa planifikon në qershor t’i rifillojë fluturimet në më shumë se 130 destinacione, duke u përpjekur të riaktivizojë disa nga aeroplanët e ulur për shkak të pandemsë së koronavirusit, kumtoi kompania ajrore gjermane.

Të gjithë anëtarët e grupit do të kryejnë 1.800 fluturime në javë deri në fund të qershorit, kumtoi bordi udhëheqës. Biletat janë në shitje prej dje.

Reklame

Paralajmërimi për rifillimin e fluturimeve vjen në një kohë kur linjat ajrore ende po bëjnë plane për t’i riaktivizuar avionët për shkak të pasigurisë në lidhje me kërkesën, masat e reja shëndetësore dhe karantinën në disa tregje.

Fluturimet janë duke i rinovuar edhe anëtarët e tjerë të grupit SVIS, “Jurovings” dhe “Brisel erlajns”, transmeton Hina.

Lufthansa është duke negociuar me qeverinë gjermane për programin për ndihmë prej nëntë miliardë eurosh nga Fondi gjerman për stabilizim ekonomik për tejkalimin e efekteve të pandemisë dhe rënien e udhëtimit në periudhën pas qetësimit të pandemisë Kovid-19.