Luljeta Ademi: Betejat vazhdojnë, do të kem edhe disa operacione të tjera

Luljeta Ademi nga Shkupi nëpërmjet një postimi në Facebook ka faleminderuat të gjithë ata që kanë ndihmuar për të kryer operacionin, gjithashtu ka informuar për gjendjen e saj dhe operacionet që do ti kryej.

“Të dashur familjarë, miq, kolegë, bashkëpunëtorë, gazetarë, media, HUMANISTË e dashamirë nijeti, vullneti juaj shkoi atje ku ishte i destinuar. Operacioni u bë( 2.09.2022). Faleminderit nga shpirti dhe mirënjohje pafund për përkrahjen, ndihmën dhe respektin që keni treguar në momentet më të vështira të jetës sime. Falënderim i veçantë për njeriun më human, Kryemjekun profesionist Dr. Ardian I. Mustafai – Kardiolog në Gjermani, i cili pa rezervë ndërmjetësoi trajtimin tim në Klinikën Universitare të Traumatologjisë, Zürich- Zvicër. Duke dashur t’i përmbahem parimeve të mija morale, si dhe për korrektësinë absolute po e bëj transparente ndihmën tuaj financiare, koston e operacionit 75.000 CHF, shtrimin tim në spital më shumë se 3 javë si dhe ekzaminimet mjekësore, radiologjike dhe nukleare para intervenimit 20.000CHF. Për momentin jam me V.A.C.VerfaFlo Therapy , (më presin edhe disa anestezione totale, kjo terapi aplikohet kështu). Mjekët habiten sesi jam gjallë. Osteomyolitis nëse nuk trajtohet të VDES! Me muaj dhe vite të tëra nuk mora trajtimin e duhur! Është humbur shumë kohë pa u trajtuar, shumë kohë. Por, unë jam gjallë dhe akoma i buzëqesh jetës! Japin shpresë se do të shpëtojnë atë që mund të shpëtohet – JETËN, qoftë edhe një pjesë të këmbës.

Betejat vazhdojnë, do të kem edhe disa (deri 5) operacione të tjera. Por, sa ka shpresë ka edhe jetë!

Kur të vjen fati duhet të jesh gati, se ndryshe mund të jetë fundi i ëndrrës tënde!
Ju jam falënderuese dhe mirënjohëse përgjithmonë! Zoti ju shpërbleftë!
Shihemi në majë!”, ka shkruar Ademi.