Lushtaku: Çka keni bre me Fjolla Morinën, ajo artiste është

76
#

Performanca e Fjolla Morinës në sheshin “Adem Jashari” në Drenicë ka ngjallur reagime të shumta, ndërsa e kanë kritikuar ashpër për paraqitjen tejet provokuese para fëmijëve, shkruan GazetaBlic.Reagime pati edhe nga dy deputetët e Kuvendit të Kosovës, Andin Hoti dhe Milaim Zeka, madje ky i fundit është shprehur se kur e sheh në këtë mënyrë Fjollën nuk ke çare pa përdor fjalor banal, gjë për të cilën Zeka thotë se gjithmonë është kritikuar.Në një prononcim për GazetaBlic nënkryetari i Komunës së Skënderajt, Nuredin Lushtaku ka thënë se ata janë artistë dhe janë të lirë.

“Ata janë artista, nuk jam marrë me këtë pjesë. Milaim Zeka dhe Andin Hoti t’i shohin familjet dhe fëmijët e vet, mos të merren me punët e komunës tonë”, tha Nuredin Lushtaku për GazetaBlic.Ndërsa në një prononcim për GazetaBlic, Fjolla Morina koncertin e djeshëm e sheh si më të mirin, dhe se sa i përket reagimit të Milaim Zekës, ajo u shpreh se deputeti duhet të merret me punët e tij, dhe jo me këngëtarët.

“Milaim Zeka të merret me punët e tij, duhet ta dijë se jemi yje. Të merret me gjëra më serioze, e jo me yje që nuk preken as nalt në qiell. Po të vinte Rita Ora dhe Nicky Minaj do nuk do reagonin. Jam paguar shumë mirë për këtë performancë, dhe ka qenë një nga koncertet më të mira dhe me mijëra njerëz”, tha Fjolla për GazetaBlic.