Luta: Koalicioni me Vetëvendosjem është arritur…

Advertisment

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se në parim, koalicioni me Vetëvendosjen ka ndodhur, por po diskutohen vetëm detajet e marrëveshjes.

E ka konfirmuar takimin e së premtes mbrëma ndërmjet ekipeve të LDK’së dhe Vetëvendosjes, por s’e ka treguar vendin ku i shtrënguan duart Isa Mustafa e Albin Kurti. “Nuk mund të flas për vendin dhe mënyrën se si liderët komunikojnë. Por, takimi i fundit ka qenë i formatit ekipor”, ka thënë Haziri, në një intervistë ekskluzive për Express.