Lutfi Haziri e konfirmon: Kjo do të jeta pozita e Vjosa Osmanit

Advertisment

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri ka konfirmuar se Vjosa Osmani do të udhëheq me Kuvendin e Kosovës. Në një deklaratë për emisionin ‘Pressing’ Haziri tha se Osmani do të marrë zyrtarisht nesër pozitën e të pares së legjislativit. “Albin Kurti do të jetë kryeministër dhe Vosa Osmani kryetare e Kuvendit”, tha Haziri.

Ai shtoi se marrëveshja për bashkëqeverisje në mes të dy partive është arritur ditën e aprë të muajit shkurt. Ndërkohë nëpërmjet një shkrimi në Facebook, vetë Osmani ka deklaruar se përkrah marrëveshjen e arritur me VV’në. “Ngjarjet që rrjedhin jo gjithmonë janë pikërisht sic i kemi paramenduar.

Reklame

Por, sido që të jëtë, asnjë lindje nuk është e lehtë. Këtë e dimë më së miri ne që jemi nëna. Nuk është e lehtë as lindja e ndryshimit”, ka shkruar ajo. Nesër, e hënë, do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, ku do të votohet për formimin e Qeverisë së re. Sipas marrëveshjes që u nënshkrua sot, Qeveria e re e Kosovës, e udhëhequr nga LVV dhe LDK do të ketë 15 ministri, dy zëvendëskryeministra dhe rreth 33 zëvendësministra. Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Kosovës, do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës.