Lutfi Haziri sot shpall kandidaturën për kryetar të LDK

Lutfi Haziri sot do të shpall kandidaturën e tij për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Haziri sot në ora 13 nëpërmjet një konference për media do të shpallë kandidaturën në selinë e LDK-së në Gjilan. Kështu kanë njoftuar nga Dega e LDK-së në Gjilan.

“Ju njoftojmë se kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, z. Lutfi Haziri, më 10 mars në ora 13, do ta shpallë zyrtarisht kandidaturën për kryetar të LDK-së në nivel qendror”, thuhet në njoftimin për media.

 

Ndryshe, përpos Hazirit, LDK ka konfirmuar se në garë për të parin e partisë janë edhe ministri në detarë i Mbrojtjes, Anton Quni, si dhe anëtari i kryesisë, Lumir Abdixhiku.