Lutfi Haziri tregon se kur do bëhet várrimi i 5 anëtarëve të familjes Bllaca

Advertisment

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë të ditur se janë në pritje që një pjesë e familjes Bllaca të vijnë nga Kanadaja për t’u përgatitur rreth ceremonisë së várrimit, pas tragjedisë së djeshme ku një pjesëtare e Policisë së Kosovës vr au prindërit, dy vellëzërit dhe më pas veten.

Ky është postimi i plotë:

Reklame

E falënderoj ministrin e Brendshëm, mikun tim Agim Veliu, i cili sot është në vizitë për të parë nga afër zhvillimet pas tragjedisë që e përjetuam dje.

Trupat e pajetë janë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ne po presim që një pjesë e familjes të vinë nga Kanada në Gjilan dhe po përgatitemi për ceremoninë e varrimit bashkë me komunitetin e Cernicës dhe familjen Bllaca.

Po ashtu, i falënderoj të gjitha institucionet e shtetit për solidaritetin e madh për Gjilanin për t’ua lehtësuar dhembjen!