Lutja e Papës, në sheshin bosh në Vatikan: Zot, mos na braktis! (VIDEO)

Ka qenë një lutje e jashtëzakonshme kjo e Papës Françesku në kohën kur koronavirusi po sulmon botën.

Ati i shenjtë iu drejtua besimtarëve nga bazilika e boshatisur e Shën Pjetrit. Lutja e tij u transmetua live.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Papa kishte nxjerrë nga Bibla citime që flisnin për kohë “sprove”.

“Të lutemi Zot, mos na lër përballë stuhisë”, tha Papa argjentinas.

“Në këto kohë duhet të kërkojmë forma të reja mikpritjeje, vëllazërie dhe solidariteti. Askush nuk shpeton i vetëm”, tha Papa në mesazhin e tij.

Kreu i Kishës Katolike deshi që të shkonte në bazilikë e të lutej për fundin e pandemisë duke përcjellë solemnisht bekimin e “Urbi et Orbi”, për një lutje të shenjtë të përcjellë në mbarë globin që zakonisht rezervohet për Krishtlindje apo Pashkë.

“Ajo që ndodhi në Shën Pjetër, nuk ka ndodhur kurrë më parë në histori”, shkruan Corriere della Sera duke iu referuar mungesës së njerëzve.

Më herët këtë muaj, u mendua se edhe Ati i Shenjtë mund të ishte prekur nga Covid 19, por analizat dolën negative, dhe u tha se ai kishte një ftohje të thjeshtë.