Lyoni e dërgon në shtëpi Juventusin

Advertisment

Juventusi edhe pse e ka fituar duelin kthyes 2-1 ndaj Lyonit është eliminuar nga Liga e Kampioneve, shkruan Gazeta inFokus.

Falë rëndësisë së golit mysafir ekipi francez ka kaluar në çerekfinale të garës me prestigjioze për klube në Evropë.

Reklame

Golat për ‘Zonjën e Vjetër’ në këtë takim i shënoi Cristiano Ronalo në minutën e 43’ dhe 60’, ndërsa golin e vetëm për Lyonin e shënoi Memphis Depay në minutën e 12’.

Me rezultat të përgjithshëm 2-2, por falë golit mysafir Lyoni në çerekfinale do të përballet me Manchester Cityn që ka eliminuar Real Madridin./Gazeta inFokus/