Maashtrohet nga dashuria e internetit, gruaja i transferon 160 mijë franga

127

Një grua nga rajoni i Badenit ka rënë pre e “dashurisë online”. Ajo në një faqe interneti ka takuar një burrë, i cili e ka m.ashtruar atë. Gruaja e dashuruar në personin që as nuk e njihte i kishte transferuar atij një shumë prej 160 mijë frangash brenda një muaji.

Policia e kantonit të Aargau ka thënë se transferimet ndodhën pasi që burri, i cili kishte ma.shtruar gruan, i kishte kërkuar se kishte vështirësi financiare dhe i duheshin paratë për punë.

Policia ka filluar një he.tim, pa e ditur ende personin e d.yshuar. Ndërsa, në anën tjetër, Policia këshillon t’u kushtohet vëmendje e madhe informacioneve personale që zbulohen në faqet e takimeve dhe në mediat sociale. Nuk duhet t’u transferosh para personave të panjohur. “Mos i kaloni fotot personale ose videot që përdori më vonë për të sha.ntazhuar”.