Macron han shuplakën e vitit

Presidenti francez Emmanuel Macron është goditur në fytyrë, gjatë një vizite zyrtare në juglindje të Francës.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, Macron shihet teksa afrohet për të përshëndetur të pranishmit në Tain-l’Hermitage jashtë qytetit të Valence.

Reklame

Një burrë e qëlloi me shuplakë në fytyrë presidentin. Ky i fundit është larguar me nxitim, teksa oficierët kapën sulmuesin.

Sipas mediave franceze, dy burra janë arrestuar pas incidentit.

[embedyt] https://www.youtube.com/watch?v=71k1riAkYEc[/embedyt]