Macron mbyll Francën për herë të dytë: Mbani maskën dhe brenda shtëpisë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pas paralajmërive për rikthimin e karantinës ka njoftuar këtë mbrëmje një bllokim të dytë kombëtar, duke ndaluar lëvizjen mes rajoneve.

Duke filluar nga dita e premte, francezët do të lejohen të dalin nga shtëpia vetëm për punë të rëndësishme ose për arsye mjekësore. Macron ka bërë thirrje për të respektuar masat anti-Covid, teksa shton se maska duhet mbajtur dhe brenda shtëpisë.

Reklame
HTML Image as link Reklamë:
Qries

Në vendimin më të fundit të qeverisë franceze thuhet do të mbyllen bizneset si restorantet dhe baret. Kujtojmë se ditët e fundit Franca ka regjistruar shifra rekord viktimash dhe infektimesh nga virusi i rrezikshëm.

Vdekjet e përditshme kanë kaluar mbi 500 dhe zyrtarët thonë se bllokimi i dytë duhet bërë, që të mos mbingarkohet sistemi shëndetësor.