Macron: Shumica e vendeve ishin kundër Shqipërisë, ja pse nuk i hapëm negociatat vetëm për Maqedoninë e Veriut

48

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se shumica e vendeve ishte kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë, por vetëm disa kundër Maqedonisë së Veriut. Ndarja e negociatave të pranimit me dy vendet e Ballkanit Perëndimor do të ishte veprim i rrezikshëm, u shpreh Macron duke thënë se vlerësonte progresin e deritanishëm të dy vendeve. Sipas Macronit, BE duhet të reformojë vetveten përpara se të flasë për zgjerimin.