Madhështore: Nora Gjakova në finale pasi mposht japonezen e frikshme

Nora Gjakova ka siguruar finalen dhe njëkohësisht edhe medaljen olimpike.

Xhudistja kosovare mposhti në gjysmëfinale japonezen, Tsukasa Joshida.

Reklame

Ajo tash e ka të sigurtë medaljen të artën ose të argjendtën derisa më vonë zhvillon finalen.

Në finale për të artën xhudistja nga Peja do të përballet me fituesen e duelit tjetër gjysmëfinal Jessica Klimkait dhe Sarah Leoine Cysique.

Kjo ishte fitorja e parë e Gjakovës ndaj Joshidas pas katër humbjeve radhazi në takimet e mëparshme.