Maestro i kuzhinës Faruk Neziri i thotë lamtumirë restorantit La Perla, vazhdon karrierën në Itali (Video)

52

Faruk Neziri, një nga shefat më të njohur shqiptar të kuzhinës, përmes një paraqitje emocionale ka bë të ditur se pas tre viteve të kaluara, largohet nga restoranti La Perla në Graz. Neziri ka sqaruar se këtë vendim e ka mes tjerash për shkak se në Graz nuk ekziston sa duhet shije për filozofinë e tij të kuzhinës, por edhe për shkak të ofertave të reja që ka pranuar.

“Tani do të vazhdoj në Itali, do t’i përkushtohem më tepër projektit Shije Shqiptare. Kam oferta për angazhim edhe në kuadër të disa projekteve tjera, të cilat jam duke i shqyrtuar serioizsht”, thotë Neziri.

Neziri, me prejardhje nga Çegrani i Gostivarit, para tre viteve u transferua nga Italia në Austri, duke u bë një nga emrat më të njohur. “Kuzhina ime nuk është Italiane , është e imja (fuzion internacional) por nuk kuptohet, shpesh herë pa kuptim të plotë! Kuzhina e Faruk Nezirit bazohet me lidhjen e lëndëve të para ekskluzive nga gjithë bota, mbi gjitha nga Italia. Gjithë se si, falënderoj gjithë mediat internacionale për kuptimin dhe punën që bëj, edhe se shpesh isha i pa qartë! Sidomos në kohën e fundit ku mundohemi nëpërmjet “Shije Shqiptare” të vlerësojmë sa ka rëndësi gatimi!”, ka deklaruar me këtë rast Neziri.