Sedat Peker, njeriu kryesor i maf ies turke, po vazhdon të publikojë video teksa flet për përfshirjen e njerëzve të pushtetit në kr ime të ndryshme.
Njeriu i momentit që po trondit Turqinë, Peker ka publikuar edhe videon e nëntë, e cila brenda 24 orëve është parë rreth dhjetë milionë herë në YouTube.
Në videon e re, 49-vjeçari ka pohuar se presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, po e shfrytëzon fenë për popullizëm duke dhënë disa shembuj me Palestinën dhe shtetet e Ballkanit.
Peker tregon sesi investimet kryesore të shtetit turk janë në vendet që kanë kryer kr ime kundër myslimanëve, si në rastin e Serbisë ndërkohë që fjalimet e tij publike janë sikur të ishte lider i botës islame.
“Vendet e Ballkanit i kam vizituar fshat më fshat. Njerëzit e shteteve myslimane po më thonë, ‘Si është e mundur që të gjitha ndihmat dhe investimet i keni ndaluar për ne ndërsa ato i keni dërguar tek shteti që na ka përdhu nuar dhe masakruar, Serbia.
Shtetet ballkanike nuk po e konsiderojnë më lider të myslimanëve. Gjithashtu edhe tek arabët e ka humbur besimin”, tha ai.
Theksojmë se ak uzat që Peker ka ngritur ndaj aleatëve të Erdoganit, duke përfshirë një ish-kryeministër, Binal Yildirim, zyrtarë të lartë dhe të afërmit e tyre, variojnë nga korr upsioni dhe trafiku i dr ogës te përdhu nimet dhe atentatet.
Maf iozi turk që aktualisht është në Dubai ka folur edhe për kohën që ka qëndruar në Kosovë dhe deportimin e tij për në Shqipëri nga ku ka shkuar në Marok.






