Magnet për pamje: Melania Trump e di se cilat çizme janë hiti i sezonit

Advertisment

Për tre dekada, organizata Toys For Tots, e filluar në 1991 nga marinsat amerikane, ka gëzuar të vegjlit në të gjithë botën.

Qëllimi i organizatës është që të mbledhë lodra të mjaftueshme çdo vit para Krishtlindjes, për t’u shpërndarë fëmijëve në nevojë, dhe ky akt njerëzor u mbështet nga Melania Trump.

Reklame

Zonja e Parë e Amerikës u bashkua me marinsat dhe familjet e tyre në mbledhjen e këtij viti në Joint Base Anacostia-Bolling, Uashington.

Organizata ka mbledhur 566 milionë lodra për fëmijë në të gjithë Amerikën këtë vit, teksa Melania shkëlqeu në një ngjarje bamirësie në një stil elegant dhe femëror.

Gjithashtu, siç shkruajnë mediat amerikane, qëkur është ftohur moti, Melania nuk i ka hequr çizmet e saj me taka të larta që duken po aq elegante.