Fitoi lëndën në gjykatë, Mahi Nesimi padit Maqedoninë

Advertisment
HTML Image as link

Ish-Ambasadori I Maqedonisë në Kroaci, Mahi Nesimi, sot në Gjykatën Civile në Shkup, ka dorëzuar padinë kundër Maqedonisë së Veriut, për shkak se, sic thotë, skajshmërisht është dëmtuar me Vendimin e Komisionit për verifikimin e fakteve.

Në seancën e parë në Gjykatën civile, Nesimi ka theksuar se me vendim të Gjykatës Administrative, ai është shpallur i pafajshëm dhe për këtë shkak ka dorëzuar padi për kompensim të dëmit që i është shkaktuar.

Reklame

“Nuk dua të them asgjë, nuk dua të prejudikoj asgjë, sic nuk e kam bërë gjatë 7-8 viteve të proceseve gjyqësore në Gjykatën Administrative.

Unë kërkova një kompensim të arsyeshëm duke marrë parasysh dëmin e shkaktuar jo vetëm ndaj meje, por edhe gjithë familjes.

Regjimi i atëhershëm prodhoi inkvizatorë, kurse tani shteti duhet që këtë veprim të regjim dhe inkvizatorëve ta paguajë.

Mendoj se lustrimi im kishte prapavijë politike, kjo është dëshmuar në gjykatë” – ka deklaruar Mahi Nesimi. /KlanMacedonia