Majk: Nuk jam shkëputur, ‘Babastars’ si emër nuk ekziston më (VIDEO)

Repri kosovar I njohur me emrin artistik Majk është shprehur se nuk është shkëputur asnjëherë nga grupi ‘Babastars’. Reperi ishte i ftuar në emisionin ‘Why Not’ ku është pyetur se si qëndron e vërteta pas shkëputjes nga grupi i BS. Ai ka shpjeguar se nuk është larguar asnjëherë nga grupi i cili bashkpunoi për shumë vite por thjesht ai grup nuk ekziton më. Ai u shpreh gjithashtu se ruan akoma marrëdhënie të mira me ish-kolegët.

“Nuk jam shkëputur, por thjesht Babastars si emër nuk ekziston. Babastar është histori sepse jemi në 2022 dhe gjithçka ka evoluar dhe nuk është më koha e grupeve. Ne të gjithë kemi raport shumë të ngushtë kolegial dhe shoqëror, jemi bashkë shpesh herë, kur na jepet mundësia. Kur na jepet mundësia jemi bashkë me njëri-tjetrin dhe Babastasr si emër nuk ekziston, jo që jam shkëputur,”- tha Majk.

Reklame