Makina e biznesmenit ra 15 metra në greminë dhe në borë (video)

162
Advertisment

Janë publikuar për herë të parë pamjet e ak sidentit të biznesmenit grek, Theodoros Nitsiakos. Siç shihet në videon e publikuar nga mediet greke, makina e biznesmenit bie në një greminë mbi 15 metra të thellë në dëborë, duke i marrë jetën Nitsiakos.
Videoja e publikuar në mediat greke tregon se automjeti është va rrosur në dëborë, në fshatin e tij të lindjes, Aetomilitsa, ku biznesmeni raportohet se shkoi për gjueti të premten e kaluar, ndërkohë që çatia e xhipit është dëmtuar nga përplasja e makinës në shkëmb.

Biznesmeni kishte qenë në kafenenë e fshatit me miqtë e tij disa orë para ak sidentit. Të dielën në mesditë, të afërmit, miqtë, njerëzit e biznesmenit dhe persona të tjerë që e njihnin i dhanë lamtumirën e fundit Theodoros Nitsiakos.

Theodoros Nitsiakos është themeluesi i kompanisë “Chicken Nitsiakos”. Në fillimet e tij për të ngritur kompaninë, prindërit shitën bagëtinë, pasi banka nuk e mbështeste. Por, me kalimin e kohës, biznesi i tij mori një zgjerim të madh, duke u shndërruar në prodhuesin më të madh të mishit të pulës në Greqi.