Makina të shk atërruara në çdo cep të rrugës, Çairi paralajmëron zgjidhje (VIDEO)

“Pothuajse në çdo parking apo cep rruge, jo vetëm në kryeqytet, por në të gjitha komunat nëpër të gjithë territorin e vendit ka vetura që me vite janë lënë pas dore nga pronarët e tyre.

Janë amortizuar dhe nuk janë funksionale, por thjesht zënë vend parkimi në një periudhë kur qytetarët përpiqen maksimalisht të gjejnë një vend ku të lënë veturën e tyre. Çdo komunë është vet kompetente për të zgjidhur këtë problem.”

Komuna e Çairit paralajmëron se së shpejti do ta zgjidh këtë problem. Se fundmi kjo komunë ka miratuar një Rregullore ku parashihet se si do të realizohet i gjithë procesi për largimin e veturave të amortizuara. Me realizimin e procesit do të merret ndërmarrja “ Shkupi i Vjetër”.