Makinat l uksoze, procedurë parahetimore për Ramiz Merkon

Advertisment

Prokuroria publike për ndjekjen e krimit të organizuar ka hapur procedurë parahetimore për kryetarin e Strugës, Ramiz Merko, për blerjen e katër automobilave zyrtarë mes të cilave edhe automobilin e tij Audi A6.

Vlera e përgjithshme e automobilave të blerë është 114 mijë euro, ndërsa vetëm Audi A6 kushton 66 mijë euro.

Reklame

Këto automobila janë blerë në vitin 2018, kur komuna kishte borxhe të pashlyera prej rreth 4 milionë euro.

Lënda është ngritur nga Komisioni për parandalimin e korrupsionit i cili kërkon përgjegjësi penale nga kryetari i Strugës për shkak të keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Nga Prokuroria thonë se prokurori kompetent po ndërmerr veprime për zbardhjen e rastit.