Mal i Zi, nga sot hapja e kafeneve, restoranteve dhe plazheve, hiqen kufizime

Advertisment

Në planin e lehtësimit të masave, Këshilli Koordinues Kombëtar i Malit të Zi, ka vendosur të hapë Bar-Kafenetë, restorantet dhe plazhet më 15 maj.

Gjithashtu është sjellë vendim që nga e premtja të heqen kufizimet e lëvizjeve të cilat ishin nga ora 23 e mbrëmjes deri në ora 5 të mengjesit.

Reklame

E kthyer në një pjesë të rëndësishme të zakonit të përditshëm, rihapja e lokaleve dhe restoranteve nuk do të thotë se do të rikthehen siç ishin para coronavisurit. Ndryshe nga se jemi mësuar që në lokal të qëndrojmë ngjitur me njëri-tjetrin, tashmë një gjë e tillë nuk është e mundur me rregullat e parashikuara në protokollin e masave higjieno sanitare COVID-19.

Në hyrje të bar-kafe dhe restoranteve do të ofrohet produkt higjienizues për duart për klientët, ku për qindja e substancës duhet të jetë minimalisht 60% alkool.

Ndryshe nga se jemi mësuar deri tani, do të jetë dhe mënyra e vendosjes së tavolinave dhe karrigeve me rregullat e reja, pasi distanca nga pjesa e pasme e një karrige me po pjesën e pasme të një karrige tjetër duhet të jetë të paktën 1 metër larg, në mënyrë që klientët ta shohin përballë njëri-tjetrin nga një distancë prej të paktën 2 metra.

Poashtu pronarët janë të obliguar të theksojnë informacionet e masava të vendosura, të punësuarit duhet të jenë me maska, kurse më së shumti 4 persona (përpos anëtarëve të familjes), mund të rrinë bashkë.

Këto rregulla pritet që të ulin ndjeshëm numrin e klientëve për lokalet me hapësira të vogla të jashtme pasi ruajta e distancës nuk e mundëson një gjë të tillë.