Malajzia merr vendim për shtyrjen e haxhit për shkak të koronavirusit

Advertisment

Qeveria e Malajzisë ka njoftuar se ka marrë vendim për të shtyrë kryerjen e haxhit për muslimanët e vendit, për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu.

Ministri i Çështjeve Fetare, Zulkifli Mohamad Al-Bakri në konferencën për media tha se vendimin në fjalë e kanë dërguar tek ambasada saudite në Malajzi, me shpresën që haxhinjtë e vendit ta pranojnë me durim këtë vendim.

Reklame

“Presim nga të gjithë muslimanët t’i luten Allahut që të merr fund pandemia dhe të mbrojë Mekën dhe Medinen”, tha ai duke shtuar se Fondi i Haxhit do të bëjë një deklaratë të detajuar rreth çështjes.

Në Malajzi deri më tani janë konifrmuar 8.369 raste me COVID-19.

Gjithashtu edhe Singapori dhe Indonezia më parë njoftuan se është shtyrë shkuarja në haxh.