Mali i Zi futet sërish në karantinë

Advertisment

Edhe Mali i Zi ka marrë masa drastike për frenimin e pandemisë. I gjithë vendi do të rikthehet në karantinë nga ora 23:00 deri në 05:00, përveç punëtorëve esencialë dhe “stafit mjekësor dhe humanitar”.

Këto masa do të jenë në fuqi deri më 1 Dhjetor, por edhe mund të zgjaten në varësi të situatës. Mali i Zi ka ndaluar udhëtimin ndërmjet komunave në fundjavë dhe shumicën e tubimeve publike, përfshirë këtu edhe ato fetare dhe festat familjare.

Reklame

Ky vend numëron mbi 26 mijë të infektuar dhe 377 jetë të humbura.

Tv Klan